“Deputetë bëhen vetëm servilët”, Ylli Manjani: Ja për çfarë do luftojnë kandidatët

25 Korrik 2024 | 21:39

Juristi Ylli Manjani ka analizuar në Euronews Now me Erla Mëhillin teknikalitetin e ndryshimit në Kodin Zgjedhor sa i përket ndarjes së listave zgjedhore në dy pjesë.

Kjo ndarje nënkupton që në zgjedhjet e ardhshme partitë do të duhet të paraqesin dy lista, të cilat Manjani i analizoi kështu:

“Tashmë partitë nuk do çojnë një listë me kandidatë të paravendsour,por dy lista. Një me emrat e listës së mbyllur dhe një listë e dytë me 6 emra nëse supozojmë që bëhet fjalë për 6 mandate në total. e reja është që në listën e dytë do votohet me votë preferenciale, kurse tek e para me mjafton të votohet subjekti. Problemi është që partia duhet të ketë 30% të votave në qark që të justifikojë emrat tek lista e mbyllur, bretku ju bie atryre që do duhet të punojnë për vota tek lista e dytë.”

Në vazhdim të analizës së tij, Manjani i ka cilësuar kandidatët që do jenë pjesë e listës së mbyllur si “të privilegjuarit” e partisë.

“Me shumë gjasa nga çfrë kemi parë deri më sot tek lista e mbyllur do jenë emrat e enturazhit të partive ose thënë ndryshe do jenë të zgjedhur barku i Shën Mërisë, qëndrestarët dhe besnikët e kryetarit të partisë.” –u shpreh juristi.

Sipas Manjanit, edhe ata që janë pjesë e lsitës së mbyllur do të duhet që të luftojnë që subjekti partiak që ata përfaqësojnë të kap 30% të votave në një zonë zgjedhore të caktuar. Nga ana tjetër, kandidatët e listës së hapur veç 30 përqindësh-it plus edhe vota preferenciale shtesë.

Këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, Manjani e ka konsideruar si nisejn e një lufte të brendshme mes kandidatëve të një partie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026