Deputetë e PD takim në Bundestag: Jemi në moment kyç mbi integrimin e Shqipërisë

18 Mars 2026 | 14:54

Deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu, zhvilluan një takim në Berlin me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestag, Patricia Lips, përgjegjëse për çështjet europiane.

Gazment Bardhi theksoi se bisedimet u fokusuan tek standardet që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin në Bashkimin Europian, duke vënë në dukje se korrupsioni mbetet pengesa kryesore.

Bardhi shtoi se vendi ndodhet në një moment kyç ku duhet të kalojë nga retorika në veprime konkrete, duke zbatuar reforma reale dhe rezultate të matshme. Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë, bazuar në meritë dhe standarde që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026

“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar nga Turqia mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s, që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara. Brahaj ka cilësuar...
21:41 | 05/07/2026

Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak

Artur Meçollari, ish-komandant i marinës shqiptare ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me Samitin e NATO-s i cili do të mbahet më 7-8...
21:03 | 05/07/2026