Deputetët e PD hyjnë me forcë në Kuvend, “shqyejnë” derën e zyrës së Nikollës
Deputetët e Partisë Demokratike janë ndaluar nga Garda të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Deputetët janë përplasur me punonjësit e Gardës dhe kanë hyrë me forcë në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila nuk ndodhej aty për momentin.
Pamjet u shpërndanë live në rrjete sociale nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.
Në video dëgjohet deputeti Flamur Noka i cili thotë “ta harrojnë po s’u plotësuan të drejtat e opozitës”.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë ngritjen e komisioneve parlamentare dhe pezullimin e përjashtimit të deputetëve për të lejuar Kuvendin të vijojë aktivitetin normal.
Tensionet e para nisën fillimisht mëngjesin e kësaj të mërkure, ku demokratët bllokuan mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.
Gjatë kohës që deputetët e PD po përplaseshin me Gardën dhe hynë në zyrën e Nikollës, kjo e fundit ndodhej në ambientet e Konferencës së Kryetarëve, ku nisi prezantimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024”, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump