Konferenca e Kryetarëve, deputetët e PD-së nuk lejojnë fillimin e mbledhjes

1 Nëntor 2023 | 10:14

Ishte parashikuar që këtë të mërkurë në orën 10 të mbahej konferenca e kryetarëve. Pjesa e parë do të ishte e hapur për mediat ku do të prezantohet projektbuxheti nga ministri i financave.

E ndërkohë që pritej që deputetët e PD të ishin të pranishëm në këtë mbledhje, këta të fundit nuk po e lejojnë fillimin e saj.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu tha në një lidhje direkte se shkak për bllokimin e mbledhjes është bërë përjashtimi deputeteve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave kryesore për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Mbledhja e konferencës së kryetarëve do duhej të kishte filluar para disa minutash. Ajo kishte në rendin e ditës buxhetin, i cili do të prezantohej nga Ministri i Ekonomisë dhe financave nga Ervin Mete, ende kjo mbledhje nuk ka nisur.

Në katin e katërt aty ku zakonisht mbahen mbledhjet e konferencave të kryetarëve, deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar derën dhe nuk lejojnë hyrjen e deputetëve të partisë socialiste të cilët janë kryetar grupesh parlamentare dhe krytarë të komisioneve parlamentare. Shkak për këtë janë bërë rrëzimi i tre kërkesave për tre kërkesa hetimore si dhe përjashtimi i 6 deputetëve”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme sekretariati i etikës ka vendosur të përjashtojë 6 nga 7 deputetët e PD të kërkuar nga mazhoranca, përveç deputetit Lefter Gështenja.

Konkretisht u përjashtuan me 10 ditë nga seancat deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026