Deputetët e PD-së kërkesë për seancë dëgjimore me Ramën, shkak lufta në Iran
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm kanë bërë një kërkesë për seancë dëgjimore me Kryeministrin Edi Rama. Demokratët kanë kërkuar mbledhje urgjente me kryeministrin për situatën në Lindjen e Mesme për masat që qeveria ka ndërrmarë.
Kërkesa e plotë e deputetëve:
“Ne, një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e sulmeve në rajon. Duke pasur parasysh zhvillimet e shpejta dhe të paparashikueshme në atë zonë dhe mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës, në mbështetje të nenit 32, pika 2 dhe nenit 36, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme në një seancë dëgjimore me Kryeministrin Edi Rama më datë 9 mars 2026. Qëllimi i kësaj seance është informimi mbi masat e marra për sigurinë e jetës së shtetasve shqiptarë që jetojnë në zonat e rrezikuara, si dhe mbi vlerësimin e rrezikut që mund t’i kanoset vendit tonë dhe nivelin e bashkëpunimit me aleatët përballë këtyre rrethanave.”
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik