Deputetët respektojnë vendimin e Kushtetueses për mosshkarkimin e Metës
Deputetët e Partisë Socialiste janë shprehur se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
“Ne nuk ishim në luftë me Ilir Metën dhe as Ilir Meta me ne. Nuk e kam lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u përgjigj zv. kryeministri Arben Ahmetaj për Euronews Albania, i pyetur lidhur me vendimin e një ditë më parë.
Deputeti Erion Braçe, pavarësisht se e cilësoi të ligjshëm vendimin e gjykatës, kishte edhe një kërkesë për presidentin.
“Vendimi i gjykatës është për t’u zbatuar, pres nga Ilir Meta të dalë dhe t’i kërkoj ndjesë të gjithë atyre që ka sulmuar gjatë gjithë kësaj kohe”, tha deputeti socialist.
Ndërkohë kreu i PD Lulzim Basha refuzoi të jepte një përgjigje, duke u shprehur se ‘vendimet e gjykatës nuk komentohen’.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, faktet e paraqitura nga Kuvendi për shkarkimin e presidentit nuk përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Kushtetuesja hodhi poshtë pretendimet se Meta nuk ka përfaqësuar unitetin e popullit, se ka cenuar marrëdhëniet me partnerët strategjik apo ka cenuar sigurinë publike dhe të pavarësinë e organeve publike.
Vendimi i Kushtetueses e lë në detyrë Presidentin Meta deri në fund të mandatit të tij zyrtar, më 24 korrik 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës