Deputeti gjerman: Vuçiç nuk është më partner i Perëndimit, s’është i besueshëm

29 Dhjetor 2023 | 14:30

Deputetët e Bundestagut gjerman thonë se manipulimet e zgjedhjeve në Serbi kanë bërë që BE dhe vendet e Perëndimore të mos e shohin më Aleksandër Vuçiç si partner të besueshëm. Deputeti gjerman Josip Juratoviç deklaroi në një intervistë për median serbe, se asnjë vend i BE nuk mund të pranojë zgjedhje si ato që u zhvilluan më 17 dhjetor në Serbi.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përfundimisht ka humbur gjithë besimin me këto zgjedhje, jo vetëm në BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallën globale. Një politikan që e drejton skenën politike të një vendi në mënyrë të tillë nuk mund të jetë një partner i besueshëm për asnjë. Ne nuk kemi parë askund një fushatë të tillë brutale si në Serbi”, deklaroi Juratoviç.

Deputeti i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë foli dhe për një ndryshim të qëndrimeve të BE ndaj pushtetit në Serbi.

“Unë prej kohësh kam kërkuar që BE dhe Gjermani të komunikojë me institucionet serbe dhe jo vetëm me një njeri. Vendi ka ministra, parlament, qeveri, nuk është vetëm Aleksandar Vuçiç që drejton shtetin. Përse duhej uruar për fitoren e zgjedhjeve Vuçiç? Ai nuk  ishte kandidat, vetëm liderët autokratë bien dakord me mënyrën sesi ai po drejton Serbinë”, theksoi ai.

Deputeti i Bundestagut ka kritikuar dhe opozitën serbe, e cila sipas tij duhet të kishte bërë më shumë gjatë fushatës elektorale duke mobilizuar njerëzit dhe komunitetin ndërkombëtar. Institucione të SHBA dhe BE kanë kërkua verifikim të pretendimeve të opozitës serbe për manipulimin e zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026