“Dy javët e ardhshme, të vështira”- Fehlinger: Të mbrohet Kosova, mund të ketë luftë
Analisti austriak Gunther Fehlinger, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan.
Fehlinger theksoi se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.
Analisti bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijëve.
“Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë.
Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiç është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjen, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska. Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
Për Serbinë skenari më i mirë është të shkëputet nga Rusia. Nuk duhet që Serbia të kthehet në Bjellorusinë e re. Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi Lukashenko i humbi zgjedhjet dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Serbia sot është Bjellorusia e Ballkanit dhe prova më e mirë për këtë është kur presidenti kritikon popullin e tij një ditë pas zgjedhjeve.
Serbia armatoset nga Serbia dhe është nën ndikimin politik rus dhe ka qenë e tillë që në vitin 2003 me vrasjen kryeministrit Zoran Gjingjiçit.
Ata nuk i janë bashkuar sanksioneve, kanë marrëdhënie tregtare me Rusinë dhe kanë një qendër në Nish që konsiderohet qendër humanitare, por në fakt është një bazë ushtarake.
Është një lidhje shumë e rrezikshme dhe një moment problematik, ndaj të gjithë duhet të jenë gati dhe kjo vlen për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, tha analisti.
Fehlinger theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë të vështira për Ballkanin, ndaj apeloi që SHBA të shtojë trupat dhe t’i tregojë vendin Serbisë nëse do të bëjë përpjekje për të marrë territore.
“Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Rusia do që të ketë Serbinë gjithmonë në anën e saj, deri tani ka qenë e sukseshme, por dhe vetë Rusia është në prag të kolapsit ekonomik dhe gjëja e fundit që i duhen, janë sanksionet nga Serbia. Prania ruse dhe bashkëpunimi që po i ofron Serbia përbën rrezikun më të madh në Ballkan. Serbia kërkon ta kthejë Kosovën në një lloj Donbasi, ndaj duhet një prani më e madhe e trupave të SHBA në Ballkan për t’i treguar Serbisë se çdo përpjekje për të marrë territore do të marrë përgjigjen e merituar, kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë