Deputeti i PDK: Aleksandër Vulin ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë
Aleksandër Vulin dyshohet të ketë qëndruar në veriun e Kosovës, ditën kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit. Asokohe, Vulin mbante pozitën e shefit të shërbimit sekret serb, pavarësisht se ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë pretendim të qëndrimit të tij në Kosovë ditën e sulmit, e ka bërë deputeti Xhavit Haliti. Por rreth kësaj çështjeje nuk janë deklaruar institucionet e Kosovës.
“Vulin, shefi i shërbimeve të fshehta ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha që Vulini ishte, mirëpo diplomacia funksionon pak më ndryshe se që ne mendojmë dhe ai u detyru që të jap dorëheqje në Serbi”, tha deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Ai u shpreh se në dijeni të këtij fakti kanë qenë dhe ndërkombëtarët.
“Ndërkombëtarët e dijnë që zotëri Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Tash në cilën ditë, në cilën orë unë nuk e di. Nuk kam informata. Unë e di që ka qenë dhe kanë informata institucionet ndërkombëtare 100%”, tha Haliti.
Aleksandar Vulin mbajti pozitën e shefit të shërbimit sekret të Serbisë edhe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën në listën e zezë.
Dorëheqjen Vulin e dha pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Nëse vërtetohet prezenca e Vulinit në Kosovë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se gjërat do të duhej të ndryshonin.
“Rrethanat do të duhej të ndryshonin për arsye se është një agresion i hapur ndaj një shteti, pavarësisht se Serbia nuk e ka njohur… Se sa do t’i ndryshonte rrethanat ky fakt, varet edhe nga një faktor tjetër, varet nga potenca që ka Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare, e që fatkeqësisht lënë shumë për të dëshiruar për aryse se politika jonë e jashtme është e mekur qe disa vite”, tha Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë