Kurti: Radojiçiç me ushtrinë serbe po përgatitet për sulme të reja në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë për media ka ngritur alarmin se Milan Radojiçiç në bashkëpunim me shtetin serb dhe ushtrinë serbe po përgatitet për sulme të reja në Kosovë.
Kurti ka thënë se një grup prej 80 personash janë duke bërë ushtrime në poligonin e ushtrisë serbe në Rashkë, ku sipas tij po trajnohen për vendosjen e minave dhe snajper.
Kryeministri Kurti ka thënë se në nëntor të këtij viti ka qenë i planifikuar sulmi tjetër në Zubin Potok për të marrë villën e Milan Radojiçiçit.
“Qendra për ekologji që gjendet në brigjet e Ujmanit dhe “Raska banja” që gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës janë dy pika që janë përdorur nga Radojicic e janë ndërtuar me fonde të Serbisë. Njëra ishte vizituar nga Vucic, tjetra prej Bernabiq. Njëkohësisht një grup prej 80 personash kanë vazhduar ushtrimet në poligonin e Rashkës. Aty ushtria serbe kryen ushtrime të shumta, përfshirë edhe gjuajtjet me tanke.
Trajnimet bëhen nga ushtarakë të vjetër serb, të cilët kanë njohuri për Kosovën. Ushtrime po i kryejnë për vendosjen minave antik tank në kushte dimërore dhe për snajperist. Në nëntor 2023 ka pasur planifikim që të kryhet sulm ndaj Komunës së Zubin Potokut për ta marrë villën e Radojicicit, por u pezulluan shkaku i zgjedhjeve në Serbi. Plani ndryshoi pas intensifikimit të patrullimit nga Policia dhe KFOR-i rreth kufirit me Serbinë dhe masave të tjera”, ka deklaruar Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë