“U mbyll në 2022” gazetari: Çfarë ndodhi me padinë në Paris të Berishës ndaj Blinken
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, bëri padi në gjykatën e Parisit kundër sekretarit të Shtetit Amerikan, Blinken.
Gjithashtu muaj më parë në një deklaratë për mediat theksoi se padia në gjyqin e Parisit është pranuar.
Mirëpo, gazetari Albi Xhunga në një intervistë për Euroneës Albania, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se më 1 janar të vitit 2022, Gjykata e Parisit ka shpallur moskompetencën për padinë e Berishës, kjo domethënë që padia e këtij të fundit nuk është pranuar.
Por ky lajm nuk është bërë publik deri më tani, madje dhe Berisha në një dalje për mediat pak ditë më parë theksoi se gjyqi vazhdon.
“Berisha ka harruar që të na tregoj se çfarë ndodhi më gjyqin e Parisit. Unë e kisha harruar por një gazetar e pyeti dhe Berisha i tha që ai gjyq vazhdon rrugën e tij. Ndërkohë që në datën 1 korrik të vitit 2022 një vit e gjysmë më parë, Gjykata e Parisit ka shpallur moskompetencën përsa i përket gjykimit të Antony Blinken. Nuk e ka marrë përsipër çështjen. Pra nuk ka gjyq në Paris. Se di pse Berisha u lodh që të shkonte deri në Paris mund të shkonte deri në Mamurras dhe ta bënte prapë do të ndodhte e njëjta gjë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë