Deputeti Likaj: Pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar ishte në protestë

12 Nëntor 2022 | 21:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj thotë se pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar të kësaj force politike, ishte e pranishme në protestë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Likaj u shpreh se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga askush, për të marrë pjesë në protestën e sotme.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë ndërhyrje nga askush. Ne jemi aty dhe mbështesim demokratët, sigurisht që ne jemi përfaqësues të atyre demorkatëve. Kjo protestë e sotme, i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Partia Demokratike ka problemet e veta, por po punojmë çdo ditë, që demokratët të bëhen bashkë dhe pse jo, në zgjedhjet e ardhshem të pushtetit lokal, t’i japim qytetarëve ndryshimin. Aty ka qenë pjesa më e madhe e kolegëve, jam i sigurt për këtë pjesë, protesta ishte shumë e madhe”, theksoi ai.

Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.

Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.

Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026

Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin “MetLife” në New Jersey për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes...
22:24 | 19/07/2026