Deputeti i PS për Ahmetajn: Të vërtetohen njëherë akuzat, ja cili është qëndrimi ynë

12 Korrik 2023 | 19:07

Deputeti socialist Arben Pëllumbi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku PS dhe PD i hapën rrugën SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ai theksoi se dhe PS do të paraqesë raportin për Ahmetajn të hënën në Kuvend.

Më tej ai nuk pranoi të komentojë më gjatë për kolegun e tij duke thënë se nuk janë vërtetuar ende akuzat nga Gjykata për të.

“Pak më përpara përfundoi mbledhja e Këshillit të Mandateve që  arriti në përfundimin se duhet t’i sugjerojë seancës plenare dhënien e aturorizimit për arrestimin e Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij.  U përpoqëm të bënim një proces të rregullt dhe të pakontestueshëm. Ne sot kishim për të dëgjuar palën mbrojtëse dhe nuk mundëm të kishim një raport pa dëgjuar palën mbrojtëse. Ne si mazhorancë do të përgatisim raportin tonë, që do ia dorëzojmë kryetarja e Kuvendit. Këshilli i Mandateve nuk është gjykatës që të gjykojë.  Fillimisht të vërtetohen akuzat. Përsa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë që ka një tejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026