“Nuk e dimë ku ndodhet”, avokatët e Ahmetajt: Biseduam para 5 minutash me të
Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku është diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Në një dalje për mediat avokatët e Ahmetajt Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori thanë se janë kundër kërkesës për arrestimin e ish-ministrit, pasi sipas tyre në dosjen që kanë lexuar nuk ka asnjë fakt për një vendim të tillë.
Ndërkohë Ligori bëri me dije se bisedën e fundit me Ahmetajn e kanë pasur para 5 minutash por pavarësisht kësaj ata nuk e dinë se ku ndodhet ish-ministri.
“Nuk e dimë ku ndodhet Ahmetaj. Është larguar për arsye familjare. Para 5 minutash ishte komunikimi i fundit me të. Nuk ka asnjë fshehje të pasurisë. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Ju po e shtrembëroni të vërtetën. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve. Marrëdhënia shoqërore është vepër penale?”- thanë ato.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkesa e SPAK për Ahmetajn, zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve
- Borrell mirëpret marrëveshjen: Pres “hapa të tjerë pozitivë” nga Kosova
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer