Deputeti i PD thirrje për bashkimin demokratëve: Jemi vëllezër, kemi luftuar bashkë

Selia e Partisë Demokratike
4 Mars 2023 | 21:41

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, apeloi që PD të bashkohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga studion e Review në Euronews Albania, Sula tha se nëse PD shkon me dy kandidatë në zgjedhje lokale ajo do të jetë sërish humbëse përballë kandidatëve të maxhorancës.

Sula theksoi se do të punojë çdo ore dhe minutë që demokratët të bashkohen pasi janë vëllezër që kanë luftuar së bashku në 32-vite demokraci.

“Ti mund të bësh pyetje, por unë sjell prodhimin e njerëzve dhe demokratëve nga poshtë. Nuk jam prodhim laboratori në Tiranë. Jam prodhimi asaj toke në Peqin, Elbasan, Belsh e kudo. Unë e di që brenda demokratëve të paktën deri më sot është Komisioni i Rithemelimit, nuk jam as i çmendur as qorr as sakat që të mos e pranojë një gjë të tillë. Por po them një gjë që kjo shumicë e të djathtëve a na bie në pushtet?! Kjo është logjika! Unë kam për borxh çdo ditë dhe çdo minutë të apelojë në emër të demokratëve dhe të asaj pakice që mendojnë ndryshe si këta, jemi vëllezër dhe kemi luftuar 32 vite bashkë. Duhet të jemi bashkë dhe regjimi i Edi Ramës rrëzohet vetëm duke qenë bashkë”, tha Sula.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike

Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, u përcolli një mesazh brezit të ri të magjistratëve...
10:46 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit

Një grup protestuesish janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit pas thirrjes në rrjetet sociale një ditë më parë. Më thirrjet “Parlament analfabet” dhe “Vdekje tradhtarëve...
10:27 | 29/06/2026