Deputetja britanike Alicia Kearns sheh nga afër armatimin e konfiskuar në Banjskë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare, ku mëngjesin e kësaj të shtune zhvilloi një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Në pasdite, ajo ka shkuar personalisht për të parë nga afër armatimin e konfiskuar nga Policia e Kosovës pas sulmit në Banjskë.
Lajmi është bëri i ditur nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook.
Sveçla shpreh falenderimet ndaj ligjvënëses britanike për rolin e saj në denoncimin e veprimeve të shtetit serb dhe për qëndrimin në anën e të vërtetës.
“Kisha kënaqësinë që së bashku me Policinë e Kosovës të presim deputeten e nderuar dhe kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns.
Së bashku me znj. Kearns vizituam dhe pamë nga afër armatimin e konfiskuar pas aktit terrorist të tentim-aneksimit të veriut të Republikës së Kosovës. Me këtë rast falenderuam edhe sensibilizimin ndërkombëtar që znj. Kearns pati bërë me rastin e deklarimit që objektet fetare dhe autoambulancat në veri të Republikës së Kosovës po përdoreshin për transport dhe vendstrehim të armatimit nga strukturat kriminale.
Gjatë kësaj vizite Znj. Kearns pati rast të takojë dhe zyrtarë policorë me të cilët pati rastin të bisedojë rreth sfidave por dhe mundësive për të kontribuar në luftimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Pak kush ka mbajtur një qëndrim kaq të fort dhe të drejtë në këto kohë si Alicia Kearns, andaj i jemi mirënjohës për rolin e saj në mbrojtje të së drejtës dhe të së vërtetës”, shkruan në reagimin e tij Sveçla.
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
- 15:06 Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika