Deputetja e LDK-së: LVV-ja ka shkelur rregulloren e Kuvendit

21 Prill 2025 | 17:35

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rregulloren e Kuvendit.

Sipas saj, kjo parti është dashur të procedojë me emrin e propozuar për kryeparlamentar dhe pastaj me votim.

“Në kuvend sapo u konstatua që u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit, për faktin se ishim në një proces të votimit. Ish dashur që të procedohet me emër dhe pastaj  me votim”, deklaroi Bajrami.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në vazhdimin e seancës konstituive, deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu. Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026