Deputetja e PD-së: Ndryshime në buxhet për të mbështetur financiarisht sektorin hidro-energjetik
Deputetja e Partisë Demokratike, Emilia Koliqi u shpreh për Euronews Albania se edhe gjatë vitit 2020 kemi pasur një rritje të çmimeve të ushqimeve.
“Komisioni i Ekonomisë e Financave ka thirrur në dëgjesë Autoritetin e Konkurrencës për të dhënë përgjigje dhe llogari pse votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë dhe kundër interesave të shqiptarëve”, u shpreh deputetja, teksa shtoi se PD për rastin e ushqimeve të shportës ka bërë një propozim për uljen e TVSH nga 20% në 6%.
Znj. Koliqi komentoi edhe deklaratën e kryeministri Rama për krizën energjetike, ku tha se gjithçka ishte një “ testim i nervave të shqiptarëve”. Ajo tha se situata e mungesës hidrike në Shqipëri është e përkohshme.
Po kështu, deputetja nënvizoi se qeveria duhet të mbështesë financiarit sektorin hidro-energjik, duke bërë ndryshime në buxhet.
Sipas saj, PD do të luftojë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë tek qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar