Deputetja e PE-së: Mbështetja e Vuçiç për Putin nuk është diçka e mirë

30 Maj 2022 | 17:31

Deputetja e Parlamentit Europian, Viola von Cramon deklaroi se nuk është diçka e mirë fakti që presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mban anën e homologut rus, Vladimir Putin.

Në një intervistë për “N1”, Cramon u shpreh se Serbia po qëndron në anën e gabuar të historisë, teksa shtoi se ka pasur një bisedë me Vuçiç, temë e së cilës ka qenë edhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë.

“Sigurisht që kemi biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, marrëdhëniet shumë të ngushta, nëse shikohen historikisht dhe për shkak të kësaj populli serb ndihet afër Rusisë, për shkak të trashëgimisë historike”, tha von Cramon.

Ajo nënvizoi se Serbia duhet të ulë varësinë nga gazi rus, megjithatë sipas saj, i takon qeverisë serbe që të vendosë në lidhje me këtë çështje.

Ndër të tjera, von Cramon theksoi Serbia nuk duhet të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi zyrtar do ta ketë të vështirë të hyjë në Bashkimin Eeuropian.

“Ne duhet të sigurohemi që edhe Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se kjo është edhe në interesin e popullit serb, sepse pa zgjidhjen e kësaj çështjeje do të jetë vështirë për Serbinë që të integrohet në BE”, tha von Cramon.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift

Kanë kaluar 45 ditë nga zhdukja e Yu Ting në zonën e Artemidës, pranë Athinës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pa një rezultat konkret. Gjatë kësaj...
18:26 | 04/07/2026