Deputetja e PS mohon angazhimin e Vangjush Dakos në fushatë
Deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu thotë se fushata në zgjedhjet e pjesshme po karakterizohet nga sulmet ndaj njëri-tjetrit.
Për këtë tha ajo ndikon edhe periudha e shkurtër e mandatit që garojnë, pasi bëhet fjalë për vetëm një vit dhe nuk mund të kenë premtime të mëdha.
Spahiu e konsideroi Bashkinë Durrës si një “barometër” pasi prej 21 vitesh drejtohet nga PS.
Deputetja socialiste foli për problemin e menaxhimit të mbetjeve tha se kjo është një “plagë e vjetër”.
PS tha Spahiu ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e rregullta lokale që do të mbahen në 2023.
E pyetur për angazhimin e ish-kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako në fushatë, deputetja socialiste tha se “ka shumë arsye që të angazhohet”.
Sipas znj. Spahiu, Dako ka dhënë kontribute prej kohësh në PS pavarësisht se është shpallur person ‘non grata’ nga SHBA.
Ajo tha se drejtues politik i qarkut është kreu i PS, Edi Rama ndërsa i deleguar nga kryesia është Blendi Klosi.
“Nuk e kam parë z. Dako të angazhuar edhe pse mund të ketë shumë arsye që të jetë i angazhuar”, tha znj. Spahiu.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë një reagimi në rrjetet sociale në mënyrë indirekte tha se në fushatën për zgjedhjet e pjesshme janë përfshirë persona ‘non grata’.
Pasi mediat u fokusuan vetëm tek Berisha, znj. Kim u detyrua që të saktësonte se në Shqipëri janë 4 person të shpallur ‘non grata’: Sali Berisha, Vangjush Dako, Tom Doshi dhe Adriatik Llalla.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik