Deputetja ekuadoriane ngre alarmin: Mafia shqiptare më ka kërcënuar me vdekje (FOTO)

21 Shkurt 2023 | 08:58

Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz, ka denoncuar se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime me vdekje nga mafia shqiptare.

Sipas mediave, deputetja ka thënë se qëllimi i këtij kërcënimi ka qenë për të ndaluar hetimet mbi korrupsionin e dyshuar në qeveri në kuadër të çështjes Encuentro, si dhe parandalimin e raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Këtë situatë Veloz e bëri të ditur mëngjesin e së hënës, 20 shkurt, gjatë një seance virtuale të komisionit që heton këtë rast.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën i kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me flamurin shqiptare dhe një fjalë shqip, që përkthyer në spanjisht do të thotë “i vdekur”.

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit. Veloz raportoi se mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e saj në Instagram.

“Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzimet që sipas tyre duhet të ndje”, ka treguar ajo.

Fotoja

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026