Deputetja Koti: S’do e njoh vendimin e Bashës nëse më përjashton nga Grupi Parlamentar

11 Janar 2022 | 08:00

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk do ta njohë vendimin e Lulzim Bashës nëse e përjashton nga Grupi Parlamentar.

“Askush nuk mund të përjashtohet, sikush ka dhënë kontributin e tij”, u shpreh deputetja, teksa nënvizoi se ka marrë votat e demokratëve dhe në asnjë moment nuk do i zhgënjejë ata.

“Unë nuk kam bërë asnjë mungesë, asnjë në Komisionin e Ekonomisë dhe në parlament. Beteja është më Ramën jo me demokratët”, tha më tej znj. Koti.

Ajo shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë për mbledhje të Grupit Parlamentar.

“Ne nuk kemi thënë që do të ndahemi nga PD. Ne jemi PD. Unë nuk mund t’i ndahem kurrë anëtarësisë time. Në asnjë mënyrë nuk është artikuluar që do të ndahemi. Ne jemi pjesë integrale e kësaj force politike, bashkë me anëtarët dhe militantët e saj”, u shpreh deputetja.

Sa i përket vendimit të Kryesisë së PD-së për përjashtimin e 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, znj. Koti tha se është e shokuar.

“E shokuar. Nuk kemi luksin për të përjashtuar askënd nga niveli drejtuese, deputetë, anëtarë të thjeshtë. Të përjashtosh nga partia njerëz që kanë kontribuar ndër vite, që kanë sjellë PD në pushtet, do të thotë që të humbasësh shumë nga vetja”, u shpreh deputetja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022