Deputetja Spahiu: Duhet vaksinim me detyrim në institucionet shtetërore
Deputetja e PS-së Klodiana Spahiu tha për Euronews Albania se duhet vaksinim me detyrim në institucionet shtetërore, në mënyrë që të shpëtojmë jetë në këtë kohë pandemie.
“Për çdo institucion ku njerëzit janë bashkë duhet të jetë me detyrim paraqitja e vaksinimit. Jo vetëm në parlament, në institucione të tjera kemi plot njerëz që janë të pavaksinuar dhe bëhen burim infektimi për plot të tjerë. Për mua do të ishte mirë që edhe në institucionet e tjera, ku rreziku mund të jetë shumë i lartë sesa tek studentët duhet të jetë i detyruar si proces”, u shpreh anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë.
Sa i përket vaksinimit të deputetëve, znj. Spahiu nënvizoi se ata që nuk janë injektuar duhet të tregojnë një test negativ sa herë që futen në seancat plenare apo mbledhje.
“Unë nuk mund t’ju garantoj që është 100% e sigurt që të gjithë e çojnë testin, por kjo gjë na kërkohet në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh deputetja teksa foli për deputetët që nuk janë injektuar.
Ndërsa, deputetja e PD-së, Ilda Dhori u shpreh se është pro vaksinimit, por jo me detyrim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij