Deri kur do të vazhdojë i nxehti afrikan? Përgjigjet meteorologia
Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja tha në një intervistë për Euronews Albania se termometri këtë të hënë ka shënuar 38.2 gradë në Tiranë.
Temperaturat e larta do të jenë të paktën deri të mërkurën.
Përveç vijës bregdetare, Porja tha se temperatura të larta do të ketë edhe në zonat veriore, ku do të kulmojë në Kukës dhe Has me 37 gradë, ndërkohë 33-34 gradë do të jetë zona e juglindjes.
“I nxehti afrikan i cili ka përfshirë prej ditësh Evropën jugore, edhe në territorin shqiptar, ndonëse në periferi pritet të qëndrojë të paktën për 3 ditë. Ka një tërheqje të lehtë ditën e enjte ku do të kemi një ulje të temperaturave me të paktën 3 gradë, më pas e premtja, fundjava dhe deri në fund të gushtit do të kemi rikthim të temperaturave që janë shumë më normale në krahasim me vlerat që presim gjatë këtyre tre ditëve,” – u shpreh Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera