“Deri sa vdekja të na ndajë”, simboli i dashurisë dhe shpresës si rezistencë

20 Nëntor 2025 | 19:05

Me një performancë artistike të mbajtur në Hotel Marriot, Aleanca Gjinore për Zhvillim(GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AË EN) nisën fushatën.

“Deri sa vdekja të na ndajë”, e cila synon parandalimin e femicidit një nga problemet më të mprehta sociale jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.

Fushata u mbështet nga kostumografja e njohur shqiptare Iliriana Basha, fustani unik i zi i nusërisë i së cilës, u shndërrua në një simbol të fuqishëm të luftës kundër femicidit.

“Kjo fushatë na fton të shohim realitetin pa iluzione: dhuna nuk është fat, nuk është rastësi, dhe nuk është një histori e largët. Ajo është një krizë shoqërore që prek familjet tona, komunitetet tona dhe institucionet që duhet të garantojnë siguri. Me këtë event, ne hapim një hapësirë reflektimi, dialogu dhe veprimi. Sot, performanca vizuale, modelja me fustanin e ZI të nusërisë dhe mesazhet rreth nesh na kujtojnë se premtimi “derisa vdekja të na ndajë” nuk duhet dhe nuk mund të shndërrohet në një realitet tragjik.”- the Mirela Arqimandriti nga Qendra.

“Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Nën sloganin “Deri sa vdekja të na ndajë”, fushata fokusohet në informimin dhe edukimin e publikut mbi mënyrat e njohjes së modeleve të sjelljes që shpesh çojnë në femicid dhe si të ndihmojmë dikë që mund të jetë në rrezik. Shërben si një apel i gjerë shoqëror për të vepruar paraprakisht dhe për të parandaluar rastet e femicidit.

Sipas të dhënave zyrtare, në 10 vitet e fundit (2014-2024) 121 gra e vajza kanë qenë viktima të vrasjeve me dashje në Shqipëri. Janë 121 nëna, motra dhe vajza që mungojnë sot në shtëpitë e tyre. Dhe ndaj kësaj nuk mund të heshtim. Femicidi nuk është vetëm një krim. Është shkalla e fundit e një rruge të gjatë dhune, dështimesh institucionale dhe heshtjeje shoqërore.

Prandaj, fustani i zi i nusërisë, i krijuar nga Iliriana Basha, prezantohet në fushatë si një simbol kujtese dhe paralajmërimi. Një fustan nusërie, zakonisht shenjë e dashurisë, shpresës dhe fillimeve të reja, këtu na kujton gratë që humbën jetën nga dhuna dhe përgjegjësinë e shoqërisë për të reaguar në kohë. Përmes këtij simboli të fuqishëm, fushata bëhet një zë rezistence ndaj femicidit dhe një thirrje për veprim kolektiv.

Fushata “Deri sa vdekja të na ndajë” do të vazhdojë në periudhën në vijim me një sërë aktivitetesh të fokusuara në edukimin publik përmes materialeve informuese, burimeve dhe grupeve mbështetëse për gratë që përjetojnë dhunë, si dhe për komunitetet e tyre. Aleanca Gjinore për Zhvillim(GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) na kujtojnë se femicidi nuk është çështje private, por përgjegjësi e të gjithë shoqërisë sepse veprimi i duhur në kohë mund të shpëtojë një jetë. Le të parandalojmë femicidin së bashku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026