Dëshmia e Jamarbër Malltezit brenda seancës me dyer të mbyllura në GJKKO
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati vuri në dispozicion deklaratën e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit brenda seancës në GJKKO.
Ai ka ironizuar duke thënë se nuk ishte në dijeni që ishte ai armiku, ndërsa theksoi se SPAK ka marrë fotokopje gjithçka ka thënë Taulant Balla për ta akuzuar.
Ai shpjegoi se procedura për privatizimin e objektit ka nisur në vitin 2000. Sipas Malltezit inventarizimi është firmosur nga kryeministri aktual, Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës.
“Nuk e dija që jam unë armiku, SPAK ka marrë foto-kopje çfarë ka thënë Taulant Balla. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Është firmosur inventarizimi nga kryeministri aktual që është Edi Rama i cili ishte kryetar bashkie. E gjithë prona nuk ka qenë zonë sportive siç përmend akuza, ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht zonë banimi. Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm i cili pretendonte dhe kishte regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë ministria e mbrojtjes në kohë e Pandeli Majkos ka hapur proces civil. Dhe gjykata e shfuqizoi KF Partizani të regjistruar si shoqëri aksionere dhe automatikisht të gjitha akuzat janë politike,” – u shpreh Malltezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë