“E njoh Abi Malltezin që 15 vjeç”, Enno Bozdo: Nuk ka njeri më të ndershëm se ai
Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së Rithemelimit tha në një intervistë për Euronews Albania se Jamarbër Malltezi është në burg me akuza absurde.
Bozdo tha se e njeh personalisht Malltezin që prej moshës 15 vjeçare dhe sipas tij ai është një njeri i ndershëm që lufton kundër padrejtësive.
“Jamarbër Malltezi nuk është vetëm dhëndër i Sali Berishës. Jamarbër Malltezi është një student i shkëlqyer dhe unë kam qenë mik me të që 15 vjeç. Jemi ribashkuar në grevën e urisë bashkë. Është një student i cili ka studiuar në Shkencat e Natyrës. Ka ngritur kauzat mjedisore dhe bënte protesta kur Sali Berisha ishte president.
Unë nuk kam ardhur të mbroj një njëri që e njoh personalisht, por kam ardhur të mbroj një njeri që e konsideroj te njerëzit më të ndershëm që kam njohur. Është një njeri që ka bërë 290 statuse kundër inceneratorëve, e Partia Demokratike nuk e lejoi të merrte foltoren. Unë e njoh si një njeri që lufton kundër padrejtësive. Ai ka qenë ndër studentët e grevës së urisë. Rasti e deshi që të ishte edhe dhëndër i Sali Berishës. Ai është një individ dhe ky individ sot është në burg me akuza absurde”,-tha Enno Bozdo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akuza ndaj Malltezit, avokati: S’ka shkelur ligjin, ndërtoi në pronën e tij
- FOTO| Vijon protesta e studentëve të mjekësisë, Ministria goditet me vezë e letra
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë