Dëshmia nga Lioni: Të miturit azilkërkues kryesisht nga veriu
Edmond Bogdani, ish-drejtor i një qendre për pritje dhe shoqërim të miturish në Lion të Francës tregoi se shqiptarët që kërkojnë azil janë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë.
Ai u shpreh për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania edhe ata fëmijë që vijnë nga Tirana janë kryesisht nga familje të varfra dhe prindër që e kanë shkollimin përgjysmë.
Bogdani rrëfeu se minorenët nën 16 vjeç e përjetojnë shumë keq shkëputjen nga familja. Ndër të tjera ai tha se një karakteristikë e të miturve shqiptarë azilkërkues ishte se pinin cigare, gjë që nuk ndodhte me 9 kombësitë e tjera në qendrën që ai drejtonte.
“Dy vëllezër që erdhën, 15 dhe 13 vjeç që ditën e dytë filluan të qajnë. Vajzat janë shumë të rralla, pothuajse fare dhe një cvajzë minorene që erdhi në institucionin ku unë punoja ishte në kontakt vazhdimisht me të vëllain që ishte në një qytet tjetër afër dhe erdhi e mori,” – tregoi ai.
Bogdani tregoi se në raportet e mëparshme sa i takon të miturve azilkërkues Shqipëria renditej e dyta ose e treta dhe sot jo më, diçka pozitive.
“Pas vitit 2012 pati një rritje të jashtëzakonshme të minorenëve jo vetëm shqiptarë, por edhe të kombësive të tjera. Në vitin 2012 ishin 8 500 minorenë të marrë në ngarkim nga shteti francez, kurse në vitin vitin 2017 shkuan deri në 25 mijë dhe sot që flasim mund të jetë rritur kjo shifër në 45 mijë,” – tha ai.
Bogdani tregoi se gjatë viteve 2018-2019 ka pasur 8 mijë kërkesa nga shqiptarët për azil në Francë, nga ku 2 100 ishin fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa