Dëshmia te “Plumbi i Artë”, Hoxha: Alibej pagoi 3 mln euro për statusin e bashkëpunëtorit

28 Prill 2026 | 12:33

Edhe këtë të martë vijoi seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Xhuljano Hoxha, i dënuar më herët me burg përjetë dhe i pandehur në këtë çështje, ka folur para Gjykatës së Posaçme, duke deklaruar se Erion Alibej ka paguar 3 milionë euro për të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Hoxha: “Në deklarimet e Erjon Alibej dhe provat e SPAK nuk ka asnjë provë apo bisedë që unë kam marrë pjesë te vrasja e Bujar Çelës. Dua të deklaroj se Erjon Alibej më ka thënë se ka paguar 3 milionë euro që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe t’ia heqin statusin Henrik Hoxhajt. Alibej më ka thënë ‘ishalla s’del SKY’. Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka pasur biseda kur kemi qenë në garazh. Nuk kam lidhje unë me vrasje, por e pranoj që kam bërë djegien e makinave të Oti Kilës, për të cilat kam dhënë dëshmi edhe para pak ditësh. E nderuar gjykatë, kam shumë për të thënë dhe do t’i tregoj në ditët në vijim”, tha Hoxha.

Seanca po zhvillohet, ku po pyeten dy të pandehurit, Albert Pashaj, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, si dhe Gentian Sharra, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë.

Në dëshminë e tij, Gentian Sharra tha se kurrë nuk ka kryer vjedhje, duke theksuar se është një person me më shumë se 10 biznese dhe i rregullt me të gjitha taksat.

Sharra: “Nëse unë kam vjedhur një paketë, Allahu më dënoftë te njerëzit më të afërt”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026