English

Dëshmon për herë të parë babai i Martinit: Nuk kisha dijeni për konfliktin e djalit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Babai i Martin Canit që u vra pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Ëngjëll Cani, ka dhënë dëshminë e tij të parë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.

- Advertisement -

Ai ka dhënë deklarimet e tij pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, teksa shprehet se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj.

Ai është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thot se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.

Babai i të ndjerit pretendoi se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Engjëll Cani thotë se atë çfarë ka ndodhur e ka mësuar pasi ka mbërritur në spital.

Babait të të miturit të vrarë, i janë kthyer këtë të mërkurë sendet e Martinit, çanta e shkollës me libra, e cila u sekuestrua në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.

Mario Përlleshi ndodhet në masën “Arrest në burg”, në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë pasi e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se ngjarjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?