Dështimi i marrëveshjes për targat, kërkohet takim Kurti-Vuçiç
Pas dështimit të marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet takim i nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Një takim i tillë po konsiderohet i mirëseardhur që mund t’i jep zgjidhje problemit për targat e automjeteve të dy vendeve, por edhe do t’i hapte rrugë dialogut për marrëveshjen përfundimtare.
Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi thonë se është krijuar momentumi për takimin Kurti-Vuçiç, në të cilin duhet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njohësi i rrethanave politike, sociologu, Artan Muhaxhiri thotë se vetëm takimet e nivelit të lartë politik mund të japin shpresë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
“Vetëm në takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç mund të ketë shpresë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e cila do t’ju ndihmojë edhe qytetarëve, por edhe agjendës evropiane të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.
Takimin Kurti-Vuçië e pret edhe analisti politik, Gazmir Raci, por ky kërkon përfshirje më të madhe të ShBA-së në këtë proces.
“Kërcënimi rus në Ballkan është aktiv dhe andaj edhe ShBA-të dhe BE-ja duhet të jenë seriozisht të përfshirë në këtë fazë… Unë besoj se involvimi më i madh amerikan dhe më direkt do të mund t’i ulë përsëri nivelin e lartë, fundja nuk ka zgjidhje tjetër se pa u ulur liderët politikë nuk mund të arrijmë marrëveshjen finale”, deklaron ai.
Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se në takimin Kurti-Vuçiç duhet të rifillojnë negociatat për marrëveshjen finale.
“Marrë parasysh fitoren e madhe të Vuçiç dhe bllokimin disa mujor të dialogut, konsiderojmë se është një momentum i ri dhe mundësi e re që këto negociata të rifillojnë”, thotë ai.
Përkundër dy ditëve negociata më 20 dhe 21 prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk gjetën pajtueshmëri për të arritur marrëveshjen për targat e automjeteve.
Marrëveshja e përkohshme për vendosjen e ngjitësve në simbolet shtetërore në targat e automjeteve pritet të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhje të përhershme.
Takimin Kurti-Vuçiç dje e paralajmëroi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…