Dështimi në Ligën e Kombeve, Shqipëria me sulmin më të dobët

26 Shtator 2022 | 10:44

Gabimet individuale e kanë penalizuar sërish kombëtaren shqiptare, e cila i dha fund ëndrrës për t’u renditur në krye të grupit në Ligën e Kombeve. Edhe pse u diskutua gjatë 3 konferencave të mëparshme për shtyp se lojtarët duhet të mbanin përgjegjësi për veprimet e tyre, në fushë ndodhi krejt e kundërta.

Në përballjen me Izraelin në Tel Aviv, kuqezinjtë patën mundësi të arta për të kaluar në avantazh, të shpërdoruara nga Armando Broja.

Ndërkohë të dy golat për vendasit erdhën nga gabimet fillimisht i Hysaj dhe më pas i Mihajt. Krahas kësaj, Izraeli zhvilloi një paraqitje të mirë, duke treguar një skuadër kompakte dhe me dëshirë. Në anën tjetër kuqezinjtë realizuan vetëm 3 gola në kompeticion, duke konfirmuar sulmin më të dobët të grupit.

Kombëtarja është rikthyer në Durrës, ku zhvillon stërvitjet në prag të ndeshjes së fundit ndaj Islandës. Të dyja skuadrat dështuan në përmbushjen e objektivave dhe në këtë situatë përballja shihet më tepër si miqësore, ku minutazh do të kenë edhe lojtarët e rinj.

Fundi i aventurës së radhës vendos në diskutim edhe fatin e teknikut Reja, i cili u shfaq i zhgënjyer në fund të përballjes me Izraelin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid

Mesfushori i Koresë së Jugut, Lee Kang-In, ka rënë dakord të bashkohet me Atletico Madrid nga Paris Saint-Germain. Atletico tha se lojtari do të nënshkruante...
20:24 | 26/07/2026

U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili

Një nga yjet e Kupës së Botës ka një “shtëpi të re”. Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka nënshkruar një kontratë me Colo Colo,...
15:49 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026