Dështon përballja në GJKKO mes Bardhit dhe ish-drejtorit të policisë në Shkodër
Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion e përballjes mes deputetit Gazmend Bardhi dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sula.
Mungesa e avokatit të Gazmend Bardhit u bë shkak për dështimin e seancës së parë, ku palët ftohen për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim.
Përveç mbrojtësit ligjor, në këtë seancë mungonte edhe vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të një vizite zyrtare në Londër, Angli.
Edmond Sula paditi Gazmend Bardhin, pasi më 12 shtator të këtij viti, në foltoren e Kuvendit, deputeti hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të policisë Shkodër.
Bardhi lexoi disa komunikime që kishin dalë nga aplikacioni Sky ECC, për të cilat tha se janë prova se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona