Kosova shkon në zgjedhje. Kuvendi shpërndahet pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit

29 Prill 2026 | 00:00

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, në fund të seancës, fiks në orën 00:00.

Në seancën e 28 prillit nuk morën pjesë deputetët e opozitës, duke pamundësuar kuorumin për dy kandidatet e LVV-së për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në fjalimin e mbajtur në Kuvend, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se partitë opozitare në Kosovë janë në rënie të lirë dhe me çdo proces zgjedhor vetëm sa po bien më tepër.

Ai ka shtoi se Kosovës i duhet një opozitë e re për të pasur presidente të re. “Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin e karakterin e ka të vjetër. Prandaj janë në rënie të lirë. Po bien vazhdimisht nëpër cikle elektorale. Sa më shumë po mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Asnjë mësim s’po nxjerrin. Do të ishin qesharakë sikur të mos ishin të gjorë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se opozita po thotë “ose populli le të na heqë nga Kuvendi ose duhet të na dojë me zor”.  “Veç këto dy mundësi janë. Ata janë thellësisht të pakënaqur me numri ne deputetëve që kanë. Praktikisht LDK-ja po thotë që i kemi 15 deputetë por nuk më duhen asgjë. PDK-ja po thotë që i kam 22 deputetë por nuk po më duhen asgjë, sepse ju e dini 22 + 15 bëjnë 37 e në 57 e ne 66. Këtë s’po munden ta kapërdijnë mendërisht dhe çka po u thonë qytetarëve, po shkojmë në zgjedhje”, tha Kurti.

Pas mbylljes së seancës, në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se, me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, është mbrojtur rendi kushtetues dhe është shmangur, sipas saj, një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Sipas PDK-së, përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar, ndërsa institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues janë ruajtur. Kjo parti konsideron se përgjegjësia kryesore për krizën politike bie mbi pushtetin aktual, të cilin e akuzon për krijimin e krizave të njëpasnjëshme politike, keqqeverisje dhe probleme ekonomike.

PDK-ja vlerëson se, në përputhje me Kushtetutën, vendi hyn tani në një proces të ri zgjedhor. Në këtë drejtim, ajo i ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të caktojë datën e zgjedhjeve brenda afateve kushtetuese, duke siguruar një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Po ashtu, kjo parti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për zgjedhje dhe, përmes votës së tyre, të refuzojnë, siç thuhet, përçarjen dhe bllokadat institucionale. Në reagimin e saj, PDK-ja thekson se “vendi ka nevojë për një drejtim të ri, stabilitet politik dhe institucione funksionale, duke kërkuar një qeverisje që respekton Kushtetutën“. Sipas saj, pas zhvillimeve të fundit, vendimmarrja kalon tek qytetarët përmes procesit zgjedhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026