Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit
Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.
Deputetja socialiste, Klotida Bushka në emër të Komisionit të Ligjeve tha se deri mëngjesin e sotëm në orën 09:00 nuk u paraqit asnjë kandidaturë, afat ky i përcaktuar më herët nga Konferenca e Kryetarëve.
Ndërsa, kryeparlamentarja Lindita Nikolli e quajti të mbyllur raundin e parë për shkak të mos pasjes së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.
Ajo deklaroi se Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet sërish për të caktuar një tjetër datë për raundin e dytë.
Deputeti demokrat Edmond Spaho kërkoi fjalën por Nikolla e mbylli seancën plenare.
Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.
Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur