Dështon samiti i buxhetit, qeveritë e BE-së nuk bien dakord me pagesën 1,074% të PPB-së

21 Shkurt 2020 | 17:04

Krerët dhe qeveritë e vendeve anëtarë të BE-së u mblodhën dje në një samit special për të diskutuar mbi buxhetin 7-vjeçar të bllokut. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh optimist se takimi do të ishte i frytshëm, por në fakt pesimizmi u vu re thuajse tek të gjithë pjesëmarrësit. Ndasia mes shteteve ishte e thellë, pasi ekonomitë e mëdha po tregohen dorështrënguar, ato me më pak të ardhura maten në shpenzime, ndërsa të tjerët kanë ambicie për financime të mëdha globale.

Pesimiste u shpreh edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i së cilës është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të BE-së.

“Është shumë e qartë se vendet anëtare janë larg nga njëra-tjetra dhe presidenti i Këshillit Evropian ka parashtruar një propozim që është larg mjaftueshmërisë, sepse ne jemi në rregull me paguesit neto, natyrisht, është një solidaritet i thjeshtë, është një solidaritet i rëndësishëm. Por ne nuk mund të pranojmë një rritje dramatike të tarifave tona, kështu që kjo është jashtë çdo diskutimi”, – u shpreh kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Disa udhëheqës të tjerë vunë në pikëpyetje edhe arsyen e pjesëmarrjes së tyre në këtë samit, në një kohë kur diferenca e shifrave të vendosura mbi tryezë nga vendet anëtare ishte shumë e madhe.

“Ajo që dua të them është se në të vërtetë nuk e di se përse kemi ardhur këtu, pasi propozimi i Charles Michel për kontribut është 1,074 për qind e të ardhurave bruto të vendit, por grupi i ri i kontribuuesve neto thotë se duan të paguajnë maksimumi 1 për qind. Diferenca midis të dyjave është 75 miliardë euro, kështu që këtu nuk ka asgjë për të diskutuar”, – tha kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.

Për kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i papranueshëm është fakti se në këmbim të të paguarit më shumë, kemi ulje shumë të rëndësishme në politikën e zakonshme bujqësore dhe fondet e kohezionit.

Pas dështimit të samitit special, pritet që së shpejti të dalë një datë e re se kur do të mbahet një takim i ri mes krerëve dhe qeverive të bllokut për të diskutuar mbi kornizën financiare shumëvjeçare, që tani bëhet akoma edhe më e vështirë pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, duke i lënë buxhetit një boshllëk prej afro 75 miliardë eurosh në një hark kohor 7-vjeçar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026