Destinacion prek magjinë e Shkodrës dhe së bashku me pastiçerinë Pastel falënderojnë mjekët nëpërmjet ëmbëlsirave

31 Dhjetor 2020 | 14:40

Ku ka si ky vend, ku në anë ka male, përshkohet nga lumenj, me një liqen ku luajnë ngjyrat e detit. Jemi në qytetin e biçikletave, qytetin e humorit dhe këngës, qytetin e njerëzve të mëdhenj, në Shkodër. Në këtë ditë të fundit të 2020 ne do të qëndrojmë me njerëzit, me artistët famëmëdhenj që natën e ndërrimit të viteve sillnin në shtëpi buzëqeshje dhe humorin e tyre me jaret e famshme shkodrane.

Vizitëm do e fillojmë në shtëpinë e artit shkodran, që i përket gjithë Shqipërisë, teatrin Migjeni.

Bisedën e nisimi me një zonjë, e cila nuk i kishte mbushur të 16-at, kur e zgjodhën mes gjimnazistëve të Shkodrës për të luajtur krah aktorëve të mëdhenj shqiptar Tinka Kurti e Ndrek Luca në filmin “Thirrja”.

“Që ditën e parë që kam hyrë në teatër si aktore profesioniste kanë kaluar 42 vite dhe them si nuk u mërzit njëherë spektatori. Por fatmirësisht më do skena dhe spektatori edhe sot,” – rrëfen Drane Xhaja.

Në hyrje të teatrit Migjeni disa tavolina prej xhami ekspozojnë dokumentet e artit, që është bërë në godinën që shkodranët e quajnë të shenjtë. Kjo sallë me 530 vende s’ka qenë kurrë bosh në gjithë këto vite, duket e trishtë pa duartrokitjet, të qeshurat, gumëzhimin e spektatorëve. Në këtë skenë u rrit këngëtarja shkodrane Mukades Çanga, e cila në fillim e nis karrierën me muzikën e lehtë

“Karriera ime është shumë e gjatë, shumë e larmishme. Fillimet e mia kanë qenë në këtë skenë, në festivalin e fëmijëve derisa performova në teatrin Migjeni,” – tregon për Destinacion këngëtarja.

Dhe në fund na mirëpret e zonja e tearit, Rita Xheka e cila prej pesë vitesh drejton teatrin Migjeni. Zonja Xheka tregon se cilat janë planet sapo të happen teatrot.

“Nëse do të hapen kemi gati dy premiera të reja, të cilat i kemi pasur për këtë viti dhe sigurisht një numër të madh shfaqesh,” – thotë zonja Xheka.

Shkojmë në pedonalen pranë Bunës që quhet pedonalja e Molos, në krah ngrihet kalaja e Rozafës madhështore si përherë dhe ne largohemi që këtu me premtimin se do t’i rikthehemi këtij qyteti në një destinacion tjetër.

Por nuk mund ta mbyllnim këtë Destiancion në këtë mënyrë. Meqë është nata e ndërrimit të viteve bashkë me pastiçerinë Pastel vendosëm të ëmbëlsojmë momentet e heronjve tanë, mjekëve që në 2020 qëndruan të palodhur në krye të punës e që sot nuk mundës të jenë pranë familjeve të tyre.

Pastel u krijua në vitin 2018 me dyqanin e parë te rruga Skënder Luarasi. Ëmbëlsirat prodhohen me një teknologji të dorës së fundit dhe me standarte të larta. Me ëmbëlsirat që garantojnë cilësi të lartë, shije dhe freski nisem për t’i uruar heronjëve tanë dhe gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024