Destinacion udhëton drejt mrekullive të Prezës
Tirana, kryeqyteti i vendit ka kaq shumë histori të dokumentuara dhe kala ende të pazbuluara nga arkeologët sa asnjë vend tjetër në Shqipëri dhe ky nuk është vetëm një perceptim, por një bindje që mbështetet edhe nga profesionistët e fushës. Këtë teori mbështet edhe arkeologu Skënder Muça, i cili edhe pse me origjinë mallakastriote është marrë shumë me studimin e Tiranës.
Sot do të vizitojmë tre vendndodhje në Tiranë, Kuçin që ka qenë një nga vendbanimet e familjes së Skurrajve nga të cilët ne trashëgojmë sot edhe skemën e kryeqytetit, Kalanë e Prezës ku ka pirë ujë dhe Jul Çezari. Këtu banorët presin ende nga shteti që t’iu kthejë sahatin e rrëmbyer nga austro-hungarezët në luftën e parë botërore si dhe liqenin e Picallës.
Preza është fare pranë Tiranës rreth 17 km në veriperëndim. Gjatë ngjitjes për në kala rrugës hasim dy burime uji të pijshëm, ku te njëri sipas banorëve të zonës ka pirë ujë Jul Çezari.
Për historinë e Prezës do flasin dy mësues më të hershëm të fshatit-qytezë Haxhi Loka dhe Petrit Shera të cilët i gjejmë në kala.
“Pas krijimit të qeverisë së Ismali Qemalit kishte rrugën me kalldrëm, që nuk e kishte komunitet tjetër dhe kjo rrugë ishte bërë nga banorët e zonës”,- tregon zoti Haxhi Loka
“Kultura sociale e banorëve të Prezës ka qenë dhe është e trashëguar dhe ruhen të gjithë ato element, të cilët kanë ruajtur vazhdimësinë nga një etapë në tjetër”,-thotë zoti Shera.
Sahati i kalasë së Prezës, ekzistenca e të cilit konsiderohet e rrallë për një fshat ka një histori po kaq të rrallë sa e tregon Petrit Shera, specialist i shkencave shoqërore.
“Në mesjetë kalaja e Prezës u rindërtua dhe u vendos edhe sahati, i cili u rrëmbye nga austro-hungarezët gjatë luftës së parë botërore. Edhe sot e kësaj dite sahati i Prezës nga të dhënat që kemi ndodhet në Vjenë dhe shteti jonë duhet ta sjellë në origjinë”,-shprehte për Destinacion zoti Shera.
Në Prezë mund të bësh një piknik me familjen e të njihesh me historinë e parathënieve, fisit ilir të vështrosh peizazhet fantastike.
Pas kësaj vizite të mrekullueshme në Prezë marrim rrugën për në Kuç në kërkim të fortesës së Skurrajve. Familja Skurra ishte njëra prej familjeve më të shquara të fisnikërisë së Arbrit.
Një tjetër vend në Vorë, që ne e kemi fare pranë dhe mund të shfrytëzohet lehtësisht për të kaluar një ditë me familjen është liqeni i Gjokaj Picar me bukuri të rrallë e që ja vlen për ta eksploruar.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike