Vlora, turizmi ndryshe – Një rrugëtimi historik dhe kulturor në Destinacion
Në këtë destinacion të radhës do t’iu çojmë në qytetin antik të Aulonës ose siç quhet sot Vlora. Me guidën tonë ne do t’iu ofrojmë të kaloni një ditë ndryshe në qytetin e pavarësisë. Vendosim që ndalesën e parë ta bëjmë në ishullin e Zvërnecit, ku ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë rrethuar nga pyje halor duke i dhënë këtij ishulli një pamje spektakolare.
Nuk dihet ekzakt viti kur u ndërtua kisha, por ajo ka pësuar dy rikonstruksione. Brenda territorit të kishës së Shën Mërisë ndodhen dhe disa varre të vjetra, një ndër ta është varri i Marigosë, vajzës që qepi flamurin e pavarësisë.
Rrugës kthehemi nga rruga e pyllit të sodës një vend dikur i lënë në harresë, ndërsa sot ka trotuare dhe korsi biçikletash.
Sot kemi vendosur të rrimë në qendër të qytetit të Vlorës, në zonën historike, e cila ka marrë një formë të re. Kthimi në identitet e ka bërë kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli shumë entuziast për Vlorën turistike gjatë gjithë muajve të vitit.
“Ajo që i mungonte Vlorës në paketën e saj të ofertës turistike ishte një destinacion gjithë vjetor dhe qendra historike, rikonceptimi i saj në formen që sot ka arritur të zhvillohet në rreth 60% të projektit do të jetë oferta e viteve që vijnë për të gjitha ata, që do të vizitojnë Vlorën jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë sezonit të dimrit”,- rrëfen Leli.
Një pjesë të rëndësishme në qytetin bregdetar zë dhe historia.
“Historia është shumë e spikatur dhe unë gjithmonë, sa herë që më vjen rasti tregoj që muzeu i Vlorës, muzeu i hebraizmit në Vlorë do të jetë nga ato të pakta muze që janë të gëzueshëm”,- tregon kryebashkiaku.
Por çfarë mund të bësh në këtë zonë përveç të shohësh shtëpinë e Marigosë këtë identitet ku u qep flamuri. Ndodhet dhe lulishtja që ofron tre statuja të rëndësishme të cilat na i tregon me detaje Ergys Alushi gazetar dhe autor i disa librave historikë
“Kjo është qendra monumentale e Shqipërisë, të gjitha godinat që janë këtu janë monumente të kulturës, monumente kombëtare. Monumenti i pavarësisë është ndërtuar nga skulptorët e popullit Kristaq Rama, Shaban Hadëri dhe Mymtaz Dhrëmi. Këtu kemi shtizën e flamurit është ndërtuar në vitin 1937”,- tregon Alushi.
Po në këtë shesh ndodhet dhe objekti fetar më i vjetër në qytet xhamia e Muradijes ose e Pëllumbit siç quhet ndryshe. Mendohet se atë e ka ndërtuar Mikelanxhelo i Orientit, arkitekt Sinani. Sipas mbishkrimit që ka ky objekt ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1952 dhe shquhet për projektimin me rregull të kornizave, dritareve dhe portës hyrëse.
Meqë jemi në sheshin e flamurit nuk mund të harrojmë papërmendur që në anë të tij ndodhet muzeu historik e arkeologjik i qytetit. Guidën na e bën drejtori i muzeut historik dhe etnografik njëkohësisht profesor Skënder Spahiu.
“Është një muze që i krijon mundësi atraksioni të Vlorës, jo atraksion sezonal po atraksion gjithë vjetor. Në këtë muze gjenden objekte të cilat janë të vendosura që nga viti 1972, objekte origjinale të ekspeditave shqiptare dhe të ekspeditave të huaja, që kanë gërmuar në disa prej vendbanimeve të qytetërimeve të qytetit të Vlorës. Në këtë muze gjenden dhe objekte nënujore”,- rrëfen Spahiu.
Vlorën e duan të gjithë për bregdetin që ofron dhe gjallërinë si në verë ashtu edhe në dimër, por pasi të vizitoni këto vende që ju treguam do të ndiheni të plotësuar me një pjesë të historisë që tashmë nuk i përket vetëm vlonjatëve, por të gjithë shqiptarëve.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët