Destinacioni turistik i Ishmit, me pamje mahnitëse e objekte historike thith turistë

23 Maj 2024 | 17:07

Ishmi, njësia administrative me relievin më të bukur në Qarkun e Durrësit, po kthehet në një ndalesë të rëndësishme për turistët e huaj.

Atje ku takohet deti me plazhet e Gjirit të Lalëzit dhe Kepit Rodonit dhe kodrat e gjelbëruara me një florë dhe faunë mjaft të pasur, ndodhen dhe një numër objektesh historike të një rëndësie të veçantë.

“Kjo zonë ndodhet në një pikë strategjike, ku vizitorët mund të vizitojnë kalanë, varrin e Ibrahim Kodrës, por poshtë është dhe Bazilika që i përket shek. 5-6”, tha historiani Përparim Taipi.

“Këtu pranë ndodhet edhe varri i piktorit me famë botërore, Ibrahim Kodra, i cili e la amanet që varri i tij të prehej në një vend të bukur”, tha më tej Taipi.

Edhe kalaja, e cila sipas historianit daton në shekullin XVI dhe u ndërtua nga turqit, është një destinacion i rëndësishëm për turistët.

“Me ristrukturimin e kalasë është bërë i mundur edhe ndriçimi, që gjatë natës i jep një pamje mahnitëse. Është një ndryshim rrënjësor që i është kohët e fundit. Prandaj vizitorët kanë qenë jo të paktë në numër”, shtoi Taipi.

“Edhe të huaj vijnë shumë, polakë, çekë, gjermanë, italianë. I tërheq pak më shumë varri i të ndjerit piktor, por përpos kësaj bëjnë edhe vizitën tek kalaja, ku shikojnë këtë pamje mahnitëse, që rrethohet nga fusha, male e qytete, duke përfshirë Krujën, Laçin, Mamurrasin, Lezhën, Shëngjinin e deri në Ulqin që shikohet me sy të lirë”, përfundoi ai.

Kalaja e Ishmit iu nënshtrua procesit të restaurimit të mureve fortifikuese dhe vazhdoi me rindërtimin dhe konsolidimin e terrenit dhe peizazhit brenda saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026