Detaje nga djegia e katër betoniereve në Vlorë, policia sekuestron kamerat e sigurisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës, rreth orës 02:30, në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune.
Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa ngjarja ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Efektivët e policisë dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të kantierit, me qëllim sigurimin e pamjeve që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që pamjet filmike të hedhin më shumë dritë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një ngjarje aksidentale.
Ndërkohë, dëmet e shkaktuara në katër mjetet e tonazhit të rëndë janë të konsiderueshme. Edhe një ditë pas ngjarjes, betoniereve të parkuara në vendin ku u përfshinë nga flakët u duken qartë gjurmët e djegies, pasi mjetet janë shkrumbuar pothuajse totalisht.
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona