Detaje nga dorëheqja e Dredhës/ Gazetari: Mund të jetë në qeverinë e re

10 Shtator 2025 | 22:16

Pas konfirmimit të lajmit të mbrëmjes së kësaj të mërkure për dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, gazetari i Euronews Albania, Algert Harrizi, ka dhënë detaje lidhur me këtë zhvillim.

Në një lidhje me emisionin e mbrëmjes “Now” me moderatore Erla Mëhilli, Harrizi tha se dorëheqja ka mundësi të jetë dhënë edhe në kuadër të prezantimit të nesërm të qeverisë, ku sipas informacioneve jo zyrtare mund të ketë një emërim të mundshëm të Dredhës. Nga ana tjetër, ai shton se është emëruar edhe një nënkryetar i ri përveç dy të aktualëve, duke konfirmuar emërimin e Elis Halilit në këtë post.

“Siç e thatë dhe ju, nga burimet është konfirmuar dorëheqja e kryetarit të bashkisë. Nuk është zyrtarizuar kjo dorëheqje me letra, por pritet nesër. Pranë zyrtarëve të Bashkisë Vlorë është konfirmuar ky lajm. Sot është bërë edhe emërimi i një nënkryetari të ri përveç dy nënkryetarëve aktualë. Elis Halili është nënkryetari i ri i bashkisë, i emëruar këtë pasdite. Flitet në korridoret e Bashkisë Vlorë që mund të ketë diçka në lidhje edhe me prezantimin e nesërm të qeverisë,” – tha Harrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026