Detaje nga plagosja me armë në Orikum, autori e qëlloi 10 herë nga makina dhe…

26 Janar 2025 | 20:57

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të diele në Orikum ku mbeti i plagosur 29-vjeçari Sildi Velaj.

Burimet e policisë së Vlorës kanë konfirmuar për Euronews Albania se i plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.

Autori ka ardhur me makinë  duke goditur drejt tij Mendohet të kenë patur një konflikt të mbartur mes tyre për motive banale.

Autori Qerim Bello ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinën e tij.

Velaj është plagosur nga dy plumba në pjesën e shpatullës.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i policisë së Vlorës Elidon Cela. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026