Detaje nga tragjedia me 11 viktima në Malin e Zi | 5 zhvillime kryesore
- ‘Autori largoi familjen e tij nga qyteti’, detaje nga masakra në Malin e Zi
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika ka treguar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në qytetin Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 3 persona të cilin jetonin me qira në banesën e tij dhe 7 të tjerë kur doli në rrugë, e ku më pas u ekzekutua nga policia.
Për “Euronews Albania”, Lika u shpreh se vrasja mund të jetë kryer me paramendim, pasi autori e kishte larguar familjen e tij drejt një qyteti tjetër, në Herceg Novi.
Nga ky sulm, mbetën të plagosur edhe 10 të tjerë, katër prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.
Lexoni për më shumë: ‘Autori largoi familjen e tij nga qyteti’, detaje nga masakra në Malin e Zi

- ‘E kam vrarë familjen tënde’, autori foli në telefon me qiramarrësin
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë, të ndodhur pasditen e së premtes në Cetinje të Malit të Zi, ku 34-vjeçari Vuçko Boriloviç vrau 10 persona dhe më pas u ekzekutua nga policia.
Gazetarja në Malin e Zi, Ilmira Lika tha për “Euronews Albania”, se autori ka folur në telefon me bashkëshortin e viktimës, të cilët me dy fëmijët e tyre, jetonin me qira në banesën e tij.
Gruaja, teksa ishte e plagosur, arriti që t’i telefononte bashkëshortit të saj duke i treguar për ngarjen, para se të ndërronte jetë. Bashkëshorti mori autorin në telefon, teksa ky i fundit i tha se i kishte vrarë familjen.
Lexoni për më shumë: ‘E kam vrarë familjen tënde’, autori foli në telefon me qiramarrësin

- ‘E paprecedentë’, politologia: Kontrolli i FBI ndaj Trump-it ka shokuar amerikanët
Politologia Besa Sharrah thotë se kontrolli i FBI-së në rezidencën e Donald Trump, është diçka e papracadentë, që nuk i ka ndodhur më parë një presidenti amerikan.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sharrah u shpreh se amerikanët janë ende të tronditur, teksa shtoi se ende ka gjëra të paqarta.
Lexoni për më shumë: ‘E paprecedentë’, politologia: Kontrolli i FBI ndaj Trump-it ka shokuar amerikanët

- Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë me dhunë
Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, njëkohësisht deputet, Milovan Drecun ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama se Shqipëria ka dërguar një rezolutë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kërkon që të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty.
Në një intervistë për RTS (Radio Televizionin Serb), Drecun tha se Serbia duhet të reagojë ashpër dhe me dhunë për këtë rezolutë të Shqipërisë, e cila sipas tij, kërkon që të vrasë të vërtetën.
Ai ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës mund të destabilizohet seriozisht.
Lexoni për më shumë: Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë me dhunë

- Rama: KE të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se raporti i ish-prokurorit zvicerian, Dick Marty nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi.
Sipas kreut të qeverisë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës duhet të realizojë një raport vijues një rishikim thelbësor të kësaj rezolute.
Lexoni për më shumë: Rama: KE të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit