Detaje nga vrasja në Komunën e Parisit, gazetarja zbulon shkaqet e konfliktit
Detaje të reja ka dhënë gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, lidhur me vrasjen e ndodhur në drekën e kësaj të marte në Komunën e Parisit, ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar i quajtur Indrit Salillari.
Autori i ngjarjes është Filip Shehu, 41 vjeç, i cili është arrestuar.
“Në këto momente kemi dhe reagimin zyrtar të policisë dhe të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje, ku në ambientet e një lokali shtetasi Filip Shehu, 41 vjeç, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobta ka goditur Indrit Salillari dhe dy punonjës të lokalit.
Si pasojë e goditjes, nga plagët e marra, Salillari ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobta, ku të dy personat e përfshirë në sherr kanë qenë pjesë e të njëjtit ambient pune.
Autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.2,”- tha Demushi në lidhje telefonike me Euronews Albania.
Sipas disa të dhënave paraprake, mendohet se shkaku i nxitjes së konfliktit të ketë qenë bullizimi.
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 23:04 Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin
- 22:54 Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
- 22:37 Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër
- 22:14 Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja