Detaje të reja nga ekzkeutimi i dy bashkëshortëve në Lezhë, zbardhet skema e atentatit

27 Prill 2026 | 08:49

Detaje të reja nga atentati i ndodhur në fshatin Balldren të Lezhës hedhin dritë mbi mënyrën se si është organizuar sulmi ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në atentat janë përdorur dy automjete. Njëra prej tyre ka luajtur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga autorët për kryerjen e sulmit.

Dy persona të armatosur kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj automjetit të viktimave, duke shkrepur mbi 30 plumba. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave.

Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026