Detajet e fundit nga sulmi kibernetik, 5 ngjarjet kryesore

29 Korrik 2022 | 18:55
  • Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një deklaratë për mediat ka dhënë informacione lidhur me sulmet kibernetike që goditën disa websaite shtetërore.

Balluku tha se 98% e Shërbimeve online të institucioneve janë kthyer në funksion pas sulmit dhe për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen, qeveria po bashkëpunon me kompaninë Mikrosoft dhe FBI-në amerikane.

Lexoni për më shumë: Balluku jep detaje nga sulmi kibernetik: Po bashkëpunojmë ngushtë me FBI

Linda Karcanaj
  • Sulmi kibernetik synonte fshirjen e të dhënave kryesore, Karçanaj: S’pati humbje

Drejtorja e AKSHI-t Linda Karçanaj u shpreh se sulmi kibernetik u bë me qëllim fshirjen e të dhënave kryesore të sistemeve në Shqipëri.

Në një konferencë për mediat ajo sqaroi se nuk pati humbje të dhënash, ndërsa po punohet ngushtësisht me FBI-në për të zbardhur gjithë ngjarjen.

Lexoni për më shumë: Sulmi kibernetik synonte fshirjen e të dhënave kryesore, Karçanaj: S’pati humbje

  • Tre deputetët e Metës që votuan kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt

Në seancën e një dite më parë Kuvendi votoi shkarkimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimin në vend të saj të Belinda Ballukut.

Nga lista e deputetëve të pranishëm në votim, vihet re se kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt kanë votuar 3 deputetët e LSI që ishin në sallë, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho.

Lexoni për më shumë: Tre deputetët e Metës që votuan kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt

Tigri/ Foto: Canva
  • Dyfishohet numri i tigrave në Nepal 

Me rastin e Ditës Botërore të Tigrave, Organizata Botërore e Ruajtjes (WWF) uroi Nepalin për dyfishimin e numrit të tigrave në natyrë.

Sipas organizatës Nepali ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në vitin 2010.

Rezultatet e Anketës Kombëtare të Tigrave të Nepalit tregojnë një rritje të numrit të tigrave në Nepal deri në 190 për qind, që do të thotë se numri i tigrave të egër nepalezë është dyfishuar dhe sot ka 355 tigra në Nepal.

Lexoni për më shumë: Dyfishohet numri i tigrave në Nepal 

  • Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë 

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi sot rajonin pranë kufirit mes Rusisë dhe Mongolisë, raporton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane në faqen e saj të internetit.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, pranë fshatit rus Mugur-Aksu, që është në kufirin me Mongolinë.

Lexoni për më shumë: Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Rusisë dhe Mongolisë 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026