Detajet e takimit Trump-Putin, nga biseda kokë më kokë, tek takimi i delegacioneve
Numërimi mbrapsht për takimin mes Trump dhe Putin ka nisur. Edhe pse të dyja delegacionet kanë pasur një qasje hermetike ndaj mediave, disa detaje mbi takimin kanë dalë në dritë.
Kështu, gjithçka do të nisë në orën 11, me orën lokale, ose 21 me orën tonë, kur dy liderët do të shtrëngojnë duart në bazën ushtarake amerikane “Elmendorf-Richardson”, në qytetin Ankorejxh.
Takimi do të nisë me një bisedë kokë më kokë mes dy liderëve, në prani vetëm të përkthyesve, e cila do të pasohet nga një mëngjes pune, kohëzgjatja e të cilit do të varet nga ecuria e bisedimeve fillestare.
Më pas radha do të jetë e një takimi mes dy delegacioneve, që do të ndiqet nga një konferencë e përbashkët shtypi, plan ky që mund të ndryshojë vetëm nëse dialogu bëhet i komplikuar.
Përveç Putin, në radhët e delegacionit rus do të jenë ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov, ai i Financave Anton Siluanov dhe kreu i Fondit Rus të Investimit, Kirill Dmitriev.
“Moska do të tregojë qartë pozicionin e saj në bisedimet e Alaskës. Shumë është bërë në këtë drejtim gjatë vizitave të të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff”, ka deklaruar para takimit ministri Lavrov.
Ndërsa për Kievin, që nuk do të ketë asnjë përfaqësues në takim, nuk mund të ketë paqe pa përfshirjen e Ukrainës në bisedime.
“Dhe negociatat mund të kenë sukses vetëm pas arritjes së një armëpushimi”, ka deklaruar në profilin e tij në rrjetin “X”, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
Sa i takon masave të sigurisë, e gjithë Alaska mund të konsiderohet e blinduar. Hapësira ajrore mbi qytetin Ankorejxh do të jetë e kufizuar për fluturimet në një rreze pre 48.3 kilometrash dhe deri në një lartësi prej 5 mijë e 500 metrash.
Delegacionet do të zbarkojnë në aeroportin “Ted Stevens”, autoritetet e të cilit kanë lajmëruar pasagjerët tranzit se për shkak të aktiviteteve të personave “VIP”, fluturimet e tyre mund të pësojnë vonesa, ose edhe anulime.
Edhe baza “Elmendorf-Richardson”, ku ndodhen 5.500 persona ushtarakë e civilë, është zgjedhur për motive sigurie, por edhe sepse në këtë periudhë verore kishte pak alternativa për një takim të organizuar brenda pak ditësh.
Gjithsesi vlen të kujtohet se baza në fjalë u ngrit nga Shtetet e Bashkuara për t’i bërë kontrast Bashkimit Sovjetik dhe për të lokalizuar avionët rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq