Dhjetëra të arrestuar pas vendimit të Trump për të dërguar Gardën Kombëtare
Në Uashington, 45 persona u arrestuan mbrëmë, përfshirë 29 persona të dyshuar për qëndrim të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ky veprim erdhi pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump njoftoi se administrata e tij do të merrte kontrollin e Departamentit të Policisë së Uashingtonit dhe do të dërgonte Gardën Kombëtare në qytet për të paktën një muaj, raportoi AP.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të ketë një prani 24-orëshe të policisë lokale dhe federale në qytet, dhe më shumë se 1,650 anëtarë të shërbimeve të sigurisë po marrin pjesë tani në operacion.
Zëdhënësi i Pentagonit, Kingsley Wilson, saktësoi se Garda Kombëtare do të ketë autoritetin për të ndaluar përkohësisht njerëzit, por nuk do të ketë të drejtën e arrestimit, gjë që mbetet përgjegjësi e policisë.
Përveç kësaj, plani i federalizimit përfshin pastrimin e kampeve të të pastrehëve dhe zhvendosjen e tyre nga qendra e qytetit, megjithëse detajet e këtij veprimi nuk dihen ende.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën