Detajet nga alarmi për të shtëna në Elbasan, policia del me njoftim zyrtar
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka sqaruar alarmin që u ngrit dje në Elbasan për të shtëna me armë.
Sipas Policisë, ka qenë një 66-vjeçar me inicialet F.P. i cili më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, ka njoftuar në sallën operative, se kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë. Gjithashtu, në pjesën e sipërme të banesës, ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi”, njofton policia.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35